play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

“Kushte optimale për ruajtjen e fondit”, MEKI: Godina e re e Bibliotekës Kombëtare, me zero lekë nga buxheti i shtetit

today17/01/2025

Background
share close

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se projekti për ndërtimin e Godinës së Re të Bibliotekës Kombëtare synon krijimin e një qendre bashkëkohore të dijes dhe kërkimit shkencor, pa cenuar ndërtesën historike të BK.

“Në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të infrastrukturës kulturore të kryeqytetit, projekti për ndërtimin e Godinës së Re të Bibliotekës Kombëtare synon jo vetëm zgjerimin e kapaciteteve aktuale të Bibliotekës Kombëtare, por edhe krijimin e një qendre bashkëkohore të dijes dhe kërkimit shkencor, pa cënuar ndërtesën historike ekzistuese të bibliotekës”,thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Projekti i kësaj godine të re të Bibliotekës Kombëtare do të zhvillohet pranë Parkut të Madh të Liqenit Artificial, në krah të godinës së re ku do të poziconohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (te ish-garda), duke u kthyer në një pol të ri kulturor, dhe jo në pronën shtetërore të njohur si “Vilat Gjermane” në rrugën “Gramoz Pashko”, pronë e cila do të shërbejë si sipërmarrje për të bërë të mundur ndërtimin e Bibliotekës së Re me zero lekë nga Buxheti i Shtetit.

‘Godina e re synon të plotësojë nevojat në rritje të komunitetit të lexuesve dhe studiuesve, duke krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale, e cila do të ofrojë jo vetëm ambiente më të mëdha për lexim dhe kërkim shkencor, por edhe kushte optimale për ruajtjen dhe arkivimin e fondit të Bibliotekës Kombëtare.

Kjo ndërtesë e re do të integrojë teknologjitë më të avancuara të informacionit, duke mundësuar digjitalizimin e fondit dhe aksesin më të lehtë në materiale studimore përmes platformave online.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse garanton që kryeqyteti të ketë një Bibliotekë Kombëtare të denjë për standardet evropiane, e cila jo vetëm do të mbështesë zhvillimin intelektual të komunitetit, por edhe do të rrisë prestigjin e saj si një qendër kombëtare dhe rajonale e dijes.

Është e rëndësishme të theksohet se ky projekt realizohet përmes një modeli inovativ partneriteti publik-privat, ku Korporata e Investimeve Shqiptare do të luajë rolin e ndërmjetësuesit midis institucioneve publike dhe private, si dhe zhvilluesit. Institucioni publik përfiton një bibliotekë të re bashkëkohore, ndërsa partnerët privatë sjellin burimet financiare, njerëzore dhe teknike për realizimin e projektit. Kjo do të bëjë të mundur ndërtimin e bibliotekës pa asnjë kosto financiare shtesë për buxhetin e shtetit. Ndërsa prona shtetërore në zonën e ish-“Vilave Gjermane” nuk do të përdoret për ndërtimin e bibliotekës, por do të vihet në dispozicion për një zhvillim ekonomik që do të kontribuojë në financimin e projektit.

Ky projekt përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përdorimit efikas të burimeve publike për të krijuar vlera të reja dhe për të përmirësuar jetën kulturore dhe sociale të qytetit të Tiranës. Ai synon përmbushjen e interesit publik duke i shtuar kryeqytetit ambiente te tjera për Bibliotekën Kombëtare, dhe njëherazi nëpërmjet sipërmarrjes bënë të mundur transformimin e zonës së ish-“Vilave Gjermane,” një vendndodhje strategjike e njohur për urbanizimin dinamik dhe afërsinë me nyjet kryesore urbane, në një qendër multifunksionale që do të shërbejë si një shtysë për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Procesi është transparent, duke u realizuar nëpërmjet një procedure konkurruese të hapur për të gjithë, në përputhje me standardet më të larta të zhvillimit urban.

Institucionet përkatëse janë të hapura për të bashkëpunuar dhe për të ofruar çdo informacion të nevojshëm, duke garantuar kështu që procesi do të jetë i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit”, thuhet në njoftim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%