Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/02/2022
Në Verona emigroi 21 vite më parë me një motoskaf klandestin, si shumë shqiptarë të tjerë. Por, sot, jeta e Agron Hotit ka ndryshuar. Tanimë, siç shkruajnë mediat italiane, ai ka familjen por edhe studion e tij në këtë qytet.
Prej 20 vjetësh ka ndërtuar një karrierë të pasur, si artist bashkëkohor që i kapërcen edhe kufijtë e Italisë.
Në Itali e konsiderojnë si “piktori i ngjyrave” dhe pas lëvrimit të skulpturës e të tjera gjinive piktoreske, ka gjetur veten në artin abstrakt.
Ajo çka bëri që së fundmi të ktheheshin reflektorët tek puna e tij, ishte një pikturë që ka shitur tek ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” të Veronas me Juventusin. Piktura ka në fokus pesë “Champions league” të fituar prej tij dhe realizimin e saj artisti e shoqëron gati me një performancë.
Gjatë takimit, me Ronaldon artisti rrëfen se ka ruajtur distancën, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19.
Por, ky nuk do të jetë i vetmi nga të famshmit e futbollit që do të mbajë pikturën e tij. Siç thotë për mediat, i radhës do të jetë Ibrahimoviç.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)