play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kurorëzimi i Charles III, më pak ndjekës se funerali i mbretëreshës

today08/05/2023

Background
share close
KR MBRETI SHIFRAT frame 0 1280x720

Mbretëresha Elizabeta e Dytë, që ndërroi jetë vitin e kaluar, lë sërish në hije të birin. Ceremonia e Kurorëzimit të Charles III mbret është ndjekur nga rreth 15 milionë teleshikues në kanalin BBC One dhe Two.

Këtë e konfirmoi vetë gjiganti televiziv publik në Mbretërinë e Bashkuar. Shifra është konsiderueshëm më e ulët krahasuar me 20 milionë teleshikues që ndoqën funeralin e mbretëreshës Elizabeth II të transmetuar në BBC.

Në garën e krahasimeve, sa i përket interesimit publik, Kurorëzimi i mbretit Charles III, ishte më pak i ndjekur edhe se dasma e djalit të tij më të madh. Sipas shifrave zyrtare celebrimi i dashurisë mes princit William dhe Kate Middleton, pati një shikueshmëri prej 20 milionë teleshikuesish. Eventi i tyre u mbajt në Abacinë e Westminister.

Ndërkohë, gjatë eventit të kurorëzimit nuk kanë munguar as momentet pikante, apo që kanë ngjallur polemika si vetmia e Princit Harry, por edhe urimi i Mbretit të Britanisë së Madhe për nipin e tij Archie, që pati datëlindjen në të njëjtën ditë kur Charles III vuri kurorën mbi kokë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%