play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Kur mund të filloni të rezervoni biletat për Euro 2024

today22/11/2023

Background
share close

Tifozët kuqezi do të kenë mundësi që të blejnë biletat për të ndjekur Shqipërinë në Euro 2024, dy ditë pas hedhjes së shortit të Hamburgut. Fansat mund të rezervojnë një vend në stadium vetëm nëpërmjet faqes online të UEFA-s. Faza e parë e shitjes së tyre ka përfunduar, e 1.2 mln janë marrë tashmë.

Në fazën e dytë, shitja do të jetë e orientuar dhe tifozët e kombëtareve respektive do të kenë mundësi të blejnë biletat për ekipet e tyre të zemrës. 80% të 2,7 milionë biletave totale janë rezervuar për tifozët e kombëtareve dhe publikut të përgjithshëm.

270000 bileta do të shiten me koston e 30€ dhe rreth 1 milionë rreth 60 euro. Për finalen, 10000 bileta do të shiten nën 100€, ndërsa çmimi mund të shkojë deri në 1 mijë euro. Në fazën e grupeve, bileta më e lirë nis nga 30 euro, ndërsa më e shtrenjta 200.

Me kualifikimin në Euro 2024, federata shqiptare e futbollit ka përfituar nga UEFA 9.25 milionë euro. Për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro. Nëse kuqëzinjtë kalojnë grupin, përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *