play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kumbaro thirrje bizneseve: Çmimet të afishohen edhe jashtë restorantit

today25/07/2022

Background
share close

S'ka fuqi punëtore/ Baret dhe restorantet në bregdet i marrin punonjësit  nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi – Radio Nacional

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi kanë monitoruar situatën në bare, restorante dhe hotele në zonën e Ksamilit.

Kumbaro tha se çmimet i vendos tregu, por është shumë e rëndësishme transparenca në raport me klientët.

Ajo i bëri thirrje të gjithë operatorëve të afishojnë çmimet edhe jashtë restoranteve për të qenë korrekt.

“Jemi në monitorim të të gjithë sezonit turistik, që nga pastërtia, që nga menaxhimi i plazheve, por edhe për t’u siguruar që sezoni të shkojmë mirë edhe përkundrejt respektimit ndaj detyrimeve tatimore. Sigurisht ne nuk kontrollojmë çmimet, se është një treg i lirë, por është shumë e rëndësishme që të kemi një lloj qetësie të klientelës në raport me transparencën”, u shpreh Kumbaro.

Këtë vit, sipas drejtorit të përgjithshëm të tatimeve Ceno Klosi, është prioritare që bizneset të mos bezdisen më nga kontrolle masive, por të monitorohen në distancë dhe atje ku konstatohen probleme të merren masa.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *