Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kulla Eiffel është tani 6 metra më e gjatë. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.
Instalimi i antenës në majë të kullës u bë me anë të një helikopteri, raporton France24. Ndërtesa më e lartë në Paris, e njohur si “Zonja e Hekurt”, është 330 metra e lartë pas shtimit të ri.
Një numër i vogël turistësh panë teksa antena u vendos të martën në mëngjes, nga dy inxhinierë. Antena e re do të përdoret për transmetimin e radios dixhitale për rajonin e kryeqytetit.
“Është një moment krenarie e madhe, historike, e rrallë në historinë e Kullës Eifel”, u tha gazetarëve kreu i kompanisë operuese të kullës, Jean-Francois Martins.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)