Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të shihni në telefonin tërë kohën iu shkakton jo vetëm lodhje të syve, por edhe rrudha.
Gjetjet thonë se “ekspozimi i gjatë ndaj dritës blu mund të ketë efekte të dëmshme të një shkalle të lartë në qelizat në trupin tonë, nga lëkura te neuronet”, tha shkencëtarja Jadwiga Giebultowicz.
Fatkeqësisht, studiuesit thonë se njerëzit në shoqëritë e avancuara janë të ekspozuar ndaj dritës blu përmes ndriçimit LED nga telefonat, kompjuterët, televizorët dhe ambientet e ndriçuara për një kohë të gjatë”.
Plakja ndodh në mënyrë të ndryshme, por në nivel qelizash, ne plakemi kur qelizat ndalojnë të riparohen ose të prodhojnë qeliza të reja të shëndetshme.
“Studimi ynë sugjeron që shmangia e ekspozimit të tepërt ndaj dritës blu mund të jetë strategji e mirë kundër plakjes”, tha Giebultowicz.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)