Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/11/2023
Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave ka nisur grumbullimin në prag të sfidave të raundit të parë kualifikues të vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për këtë grupmoshë. Trajneri Agustin Kola ka publikuar listën me 20 futbolliste. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa disa aktivizohen edhe në kampionatet e huaja me ekipe si Eindhoven apo Juventus.
Shqipëria është shortuar në Grupin B4, së bashku me Ishujt Faroe, Uellsin dhe Kazakistanin. Të treja sfidat e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe stadiumin “Elbasan Arena”.
Vajzat kuqezi nga dita e sotme kanë nisur grumbullimin dhe të premten më datë 24 nëntor do të luhet takimi i parë kundër Uellsit, në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 14:00. Ndeshja tjetër e Shqipërisë është planifikuar të zhvillohet më 27 mars, në “Shtëpinë e Futbollit në orën 14:00 ndaj Ishujve Faroe. Ndërsa takimi i fundit do të luhet më 30 nëntor, po në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 14:00 ndaj Kazakistanit.
Në rast se Shqipëria renditet në vendin e parë në grup, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)