Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/03/2023
Prej vitesh flitet për filmin e dhjetë të Quentin Tarantinos, thuajse në mënyrë mitologjike, duke qenë se me vendim të vetë regjisorit ndoshta do të jetë i fundit. Tani, duket se ka ardhur koha që Tarantino të kthehet në set. Kështu thotë “Hollywood Reporter”, duke zbuluar edhe titullin “The Movie Critic”. Regjisori amerikan pritet të nisë xhirimet në vjeshtë.
Nuk dihen ende detajet e filmit të Quentin Tarantinos, i cili ndërkohë u bë baba për herë të dytë në vitin 2022. Por sipas burimeve nga revista amerikane, filmi i ri është vendosur në vitet ’70-të dhe ka në qendër një personazh femër.
Spekulohet se mund të jetë frymëzuar nga Pauline Kael, kritike e famshme e filmit, e cila u bë edhe bashkëpunëtore e “Paramount”. Një figurë për të cilën vetë Tarantino ka shprehur vazhdimisht admirim të madh.
“Unë dua të bëj një film të dhjetë dhe kaq”, tha Quentin Tarantino në një intervistë televizive me Fabio Fazio në 2021. Më as regjisori, i cili e ka nisur karrierën në vitet ’90-të shtoi: “Unë mund të ndryshoja mendje, por tashmë 32 vite më pas duket një karrierë e mirë”.
Libri i ri i Quentin Tarantinos, i titulluar “Spekulimet e Kinemasë”, del më 21 mars në Itali. Më 6 prill ai do të jetë protagonist i një mbrëmjeje, e cila është pjesë e organizimeve të kryeqytetit të kulturës Bergamo Brescia, në Teatro Grande. Të nesërmen ai do të jetë në librarinë “Mondadori Duomo” në Milano për një ngjarje speciale të edicionit XXIV të Milanesiana.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)