play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Kthehet në modë, çanta më e lakmuar e viteve 2000

today30/11/2022

Background
share close

Louis Vuitton është dominant në produktet e saj prej lëkure. Përveç kësaj, këtë vit, sipas platformës Rebag, shtëpia franceze e modës dominon në rishitjen e çantave dhe qëndron në podium së bashku me shtëpitë ikonike si Hermès dhe Chanel. Fuqia vintage ka pushtuar skenën e modës, duke na bërë të dëshirojmë të zbulojmë çdo veshje apo aksesor të viteve 2000, stili i të cilit është rikthyer fuqishëm.

Çanta praktike, paketa fanny, çanta bowling… Modelet klasike të viteve 2000 janë të gjitha në modë, por një çantë e veçantë duket se po hyn në krahët e shumë vajzave me stil.

I referohemi çantës Looping, e lëshuar për herë të parë në vitin 2002. Një çantë elegante vintage me një dorezë të rrumbullakët dhe monogramin ikonik Louis Vuitton, që plotëson të gjitha pamjet falë dizajnit të saj të përjetshëm. Bashkojeni atë me një fustan të thurur dhe çizme deri tek gjuri për një pamje ultra chic siç bëri Elsa Hosk, ose merrni frymëzim nga look-u i Emily Ratajkowski.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse do t’i hedhim një sy trendeve të vitit, shumë prej tyre kanë nisur nga veshjet e modeleve më me ndikim në modë (përfshi Hailey Bieber dhe Kendall Jenner). Pra, nuk ka dyshim që çanta Looping është në krye të listës së çantave më të njohura për këtë sezon.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *