play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kthehet në jetë pas 48 500 vitesh, virusi i ngrirë në Siberi

today01/12/2022

Background
share close

 

”Pandoravirus yedoma”, një virus i lashtë i gjetur në permafrostin (toka e ngrirë) siberian, është ringjallur pas 48 500 vjetësh, shkruan faqja affaritaliani.it.

Një grup shkencëtarësh kanë ringjallur dhe riprodhuar në laborator një virus ”të lashtë” që ishte i ngrirë në ngricat e përhershme të Siberisë për 48 500 vjet.

Është një nga shtatë llojet e virusit të permafrostit, permafrost e ringjallur pas mijëra vitesh.

Virusi më i ri ishte ngrirë për 27 000 vjet dhe i madhi, i quajtur ”Pandoravirus yedoma”, ishte ngrirë për 48 500 vjet.

 

 

Megjithëse viruset nuk konsiderohen si rrezik për njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se viruset e tjerë të ekspozuar ndaj shkrirjes së akullit mund të jenë “katastrofike” dhe të çojnë në pandemi të reja, prandaj është shumë e rëndësishme t’i studiojmë ato.

“48 500 vjet është një rekord botëror,” tha për New Scientist Jean-Michel Claverie, një virolog në Universitetin e Aix-Marseille në Francë.

Pandoravirus, i quajtur prej kutisë së Pandorës, është një gjini gjigante virusesh e zbuluar për herë të parë në 2013 dhe e dyta më e madhe për nga madhësia fizike e të gjitha gjinive të njohura virale pas pitovirusit.

Pandoravirusi është një mikrometër i gjatë dhe 0,5 mikrometra i gjerë, që do të thotë se është i dukshëm nën një mikroskop drite.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *