play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kryeministri indian shkon të takohet me Zelenskin në Ukrainë, pas përqafimeve me Putin

today23/08/2024

Background
share close

Përfaqësuesit e kryeministrit indian Modi thanë se ai do të takohet sot me presidentin ukrainas në Kiev për të tentuar të rivendosë ‘paqen e stabilitetin në rajon’

Kryeministri indian Narendra Modi takohet sot në Kiev me Volodymyr Zelenskiy, në një vizitë historike që pritet të nxisë marrëveshjen për fundin e luftës me Rusinë.

“Asnjë problem nuk mund të zgjidhet në fushëbetejë,” tha Modi para vizitës së tij, duke shtuar se India mbështet “dialogun e diplomacinë për rivendosjen e paqes e stabilitetit sa më shpejt që është e mundur”.

Nuk është e qartë sesa mund të ndihmojë për paqen vizita e Modi në Ukrainë, kur dihet që ai është i afërt me Vladimir Putin. Madje në Kiev u përmend me ironi përqafimi i Modi me Putin gjatë vizitës së djeshme në Moskë.

Modi tha se kishte në plan të “ndante pikëpamjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit” me Zelenskin, si dhe të diskutonte “thellimin e miqësisë Indi-Ukrainë”. Para se të nisej për në Ukrainë, Modi vizitoi Poloninë.

Megjithëse India ka lidhje tradicionale me Rusinë, ajo është e afërt me vendet perëndimore, si një formë paraprirjeje rivalitetit të saj rajonal me Kinën.

Delhi nuk ka dënuar qartësisht pushtimet e Rusisë në Ukrainë dhe ka abstenuar rezolutat e OKB që dënonin veprimet të territoret e pushtuara. India vetëm ka nxitur dy palët “të zgjidhin diferencat e tyre me anë të dialogut”, shkruan rrjeti BBC.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *