Shtesa në të ardhura që qeveria ka siguruar nga rritja e çmimeve duhet të shkojë për të kompensuar të varfrit. Është ky apeli që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë nga salla e parlamentit, gjatë prezantimit të Raportit Vjetor 2021 të institucionit që drejton.
Kreu i Bankës Qendrore ka theksuar se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare, ka shtrenjtuar kostot për biznesin dhe familjet shqiptare. Një situatë që komplikohet nga paqartësitë mbi kohëzgjatjen dhe pasojat e konfliktit në Ukrainë, gjë që ka shtuar pasiguritë në bursa dhe ka krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, rritja e çmimeve pritet të rëndojë familjet shqiptare dhe ekonominë vendase për të paktën dy vjet. Ndërkohë që sipas guvernatorit, pas tejkalimit të kësaj goditje, qeveria duhet të fokusohet drejt reformave strukturore që do të rrisin prodhimin vendas dhe do të garantojnë rritje ekonomike të qëndrueshme.
Post comments (0)