Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi këtë të martë një takim pune me drejtorët vendorë të policisë.
Analizat 9-mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë, duke filluar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore deri te punonjësi i rolit bazë, mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe çdo paligjshmërie që shfaqet në territor, si dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe ankesave të qytetarëve ishin disa nga porositë e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Në përfundim, Proda ka theksuar se performanca në punë, integriteti dhe profesionalizmi janë kriteret thelbësore për një punonjës policie, dhe mbi këto kritere do të bazohet vlerësimi i secilit punonjës policie.
Post comments (0)