Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur Nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, kjo është hera e parë që Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese.
Në mbledhjen e 59-të që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi mori mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, të pranishëm në këtë mbledhje. Armela Krasniqi kishte përballë për këtë post kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanisë së Madhe.
Pas marrjes së postit si Nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, Krasniqi u shpreh se vota e saj do t’i shërbejë në përkushtimin profesional dhe kontributin e plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)