play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kostumi i John Travolta-s në filmin ‘Saturday Night Fever’ del në ankand

today04/04/2023

Background
share close

Fansat e ‘Saturday Night Fever’ kanë mundësinë të rrëmbejnë një pjesë të historisë së kulturës pop këtë muaj, kur kostumi i bardhë i veshur në film nga John Travolta del në ankand.

Kostumi pritet të arrijë deri në 200,000 dollarë kur të dalë në treg si pjesë e shitjes “Hollywood: Classic & Contemporary” organizuar nga Julien’s Auctions dhe Turner Classic Movies në Kaliforni midis 22 dhe 23 prillit.

Në filmin e vitit 1977, Travolta luan Tony Manero, një i ri italo-amerikan nga Bruklini, i cili përpiqet t’i shpëtojë realiteteve të jetës së tij duke dominuar në pistën e vallëzimit në diskotekën lokale.

John Travolta në filmin ‘Saturday Night Fever’

Filmi hit ndihmoi në popullarizimin e muzikës disko në mbarë botën dhe Travolta mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë për performancën e tij.

Sipas organizatorëve të ankandit, kostumi i veshur nga Travolta në skenën e famshme të konkursit të kërcimit të filmit është përdorur gjatë prodhimit të filmit.

Organizatoret e ankandit e përshkruajnë kostumin si “një nga kostumet më ikonike në historinë e kinemasë” dhe shtojnë se ai vjen me letra autenticiteti nga Paramount Studios dhe vetë Travolta.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *