Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
9 fotografë profesionistë nga Greqia eksploruan Korçën për 3 ditë, për të sjellë më pas në një ekspozitë impresionet që morën nga qyteti dhe banorët e tij. 18 fotografitë e ekspozitës, pasqyronin aspekte të ndryshme arkitekturore të Korçës, por edhe portrete të veçanta të njerëzve të rastësishëm. Artistët patën mundësi të fokusojnë çdo aspekt të Korçës, nga gjyrat e peizazhit tek përditshmëria e qytetit.
“Ne kemi bërë të gjithë Korçën edhe pse kemi ndërruar të gjitha stinët pothuajse në 4 ditë. Brenda diellit, brenda dritës me shi, me borë i kemi parë të gjitha ditë e natë, e kemi bërë gjithë Korçën një diçka që do ta shikoni edhe kur të shikoni fotografitë që kemi përzgjedhur. Është e pasqyruar gjithë Korça,” tha Aleksandrino Suljoti, kordinatori i Qendrës së Artit dhe Kulturës.
“Idea ime ishte të gjeja diferencat dhe ndryshimet që ka ky qytet. Është një qytet që duket se le të kaluarën pas, por pa humbur traditën dhe shikon në sy të renë. Fotografia ime ka tre nuanca të së bardhës, është një vend kulturor, që përfaqëson të kaluarën, modernen dhe kulturën, sepse është një kinema verore. Kurse tek fotografia e dytë, është një prift në rrugicat e Korçës dhe drita që bie, tregon se diçka e re po lind”, tha Grigorios Moutsios
Fotografja Athina Perka, e cila ka fotografuar në 75 vende të botës, e konsideron Korçën një qytet të veçantë dhe të bukur në gjithçka.
“Jemi shumë të kënaqur dhe entuziastë edhe për mikëpritjen tuaj dhe veçoritë e qytetit. Më pëlqyen të gjitha në Korçë. 75 vende të botës kam fotografuar dhe Korça është e 76. Jemi të gatshëm të rikthehemi në Korçë me një grup më të madh fotografësh,” tha Athina Perka.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)