play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Kooperativa e Artit në Tiranë, rezidenca e parë artistike në Shqipëri që frymëzon dhe lidh botën me kulturën shqiptare

today18/11/2024

Background
share close

Shqipëria përjeton një moment të veçantë me inaugurimin e Kooperativës së Artit, një rezidencë arti e parë e këtij lloji në vendin tonë e lokalizuar në fshatin Vaqarr, 7 km larg Tiranës, në një godinë të rijetësuar. Kjo kooperativë e re që vjen nga mbështetja e Bashkisë Tiranës përmes Agjencisë Industrive Kreative dhe Fondacionit Emanuel, sot ofron një platformë unike për artistët nga e gjithë bota, duke i ftuar ata të jetojnë dhe të punojnë së basHku në një ambient inspirues dhe krijues

Në fjalën e tij gjatë hapjes, Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative , Jonid Jorgji, theksoi potencialin ekonomik që ka zhvillimi i industrisë kreative. “Me hapjen e Kooperativës së Artit, non-stop po kontribuojmë në zhvillimin e industrive kreative. Jemi të bindur te një potencial i madh ekonomik si dhe besojmë se prej kësaj industrie rrjedhin profesionet e së ardhmes, ato profesione të cilat nuk mund te zëvendësohen as nga Inteligjenca Artificiale por janë fryt i krijimtarisë njerëzore”, deklaroi Jorgji.

foto galeri

foto galeri

Përveç vënies në pah të talenteve të rinj, Kooperativa e Artit do të jetë gjithashtu e hapur për publikun çdo fundjavë. Vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin aktivitete të ndryshme artistike, si ekspozita, shfaqje, performaca, punëtori dhe diskutime, si dhe të blejnë vepra arti nga artistët e pranishëm.

Ky projekt i Bashkisë së Tiranës përmes Agjencisë së Industrive Kreative, është një hap i rëndësishëm për të inkurajuar ndërveprimin mes artistëve dhe komunitetit, si dhe për të promovuar artin shqiptar në një kontekst global.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *