play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Konferenca e përbashkët, Zelensky falënderon Ramën dhe Shqipërinë për mbështetjen

today15/06/2022

Background
share close

Rama dhe Abazoviq konferencë në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria dhe Mali i Zi  mbështesin shtetin tonë në statusin si kandidat për BE - GazetaBlic

KIEV –  Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

I pari i qeverisë në këtë udhëtim ka qenë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.

Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas, raporton AP.

Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, ata do të nisen fillimisht drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

17: 30- Nis konferenca në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, e falënderoj për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falënderuar vendin tonë që ka dalë në krah të popullit ukrainas.

Zelensky falënderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.

17:25- Rama e Abazoviç konferencë nga Kievi, Zelensky: Shqipëria, Mali i Zi e RMV mbështesin integrimin e Ukrainës në BE

Në një postim në mediat e tij sociale, lideri ukrainas shprehet se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështetin  dhënien e statusit të Ukrainës kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Sipas Zelenskyy-t, në rrugën evropiane Ukraina dhe tre vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit.

Me aq sa shprehet presidenti ukrainas, me Ramën dhe Abazoviç zhvilloi biseda produktive.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!” Shkruan lideri ukrainas në një postim në Facebook.

16:25- VIDEO/ Rama dhe Abazoviç takohen me Zelenskyn në Kiev

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të zi Dritan Abazoviçi janë takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Lideri ukrainas ka publikuar pamjet e këtij takimi në llogarinë e tij në Facebook. Zelensky ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev.

 

Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.

13:22 – Rama lë një mesazh për popullin ukrainas dhe Zelensky, çfarë shkroi kryeministri

Teksa ndodhet në një vizitë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka lënë edhe një shënim për Presidentin Vladimir Zelensky dhe për popullin ukrainas.

“Shpresoj që bota ta ndaloj këtë luftë, dhe shpresoj që Ukraina të mund të dalë e rilindur prej saj” ka shkruar Rama.

13:16- Mediat ukrainase shkruajnë për vizitën e Ramës dhe Abazoviç në Kiev

Mediat Ukrainase kanë raportuar për vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij malazez, Dritan Abazoviç në Kiev.

Agjencia e lajmeve të Ukrainës, Ukrinform ka ndarë fotot nga vizita e dy liderëve, të cilët vizituan dhe Irpinin dhe Borodiankën, rrethina të Kievit që u sulmuan rëndë nga forcat ruse.

“Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 15 qershor vizituan Irpin dhe Borodianka jashtë Kievit gjatë udhëtimit të tyre në Ukrainë”, shkruan “Ukrinform”.

Edhe “Interfax” e Ukrainës ka shkruajtur për vizitën e Ramës dhe Abazoviç, duke u ndalur veçanërisht te deklaratat e këtij të fundit, i cili tha se po vizitojnë Kievin “për të mbështetur sinqerisht Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri.”

Ndërkohë, edhe media me baze bjelloruse “Nexta”, ka ndarë foto nga vizita e dy kryeministrave në rrethinat e Kievit.

12:56 – Vizita në Kiev, Abazoviç flet për mediet: Paqja nuk ka çmim, ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën

“Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”, tha kryeministri malazez Dritan Abazovic për RTCG pas vizitës në qytetet ukrainase të Borodjanka dhe Irpin, të cilat u prekën nga shkatërrimi i luftës.

Abazoviç, i cili ndodhet së bashku me Ramën në Kiev, tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe panë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura u shkatërrua, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet”, tha kryeministri për RTCG.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic tha se ata ishin “aty për të mbështetur vendin”.

Kryeministri i Malit të Zi njoftoi se sot do të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë.

“Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës”

Pas pritjes ceremoniale në Kiev, Abazovic së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama kanë vizituar Borodjankën dhe Irpin.

Gjatë një vizite në Borodjanka në Irpin, zyrtarët lokalë i thanë kryeministrit se sa shumë qytetet ishin prekur nga lufta. Delegacioni u njoftua gjithashtu se një numër i madh i qytetarëve janë kthyer në Irpin. Herët në mëngjes, delegacioni mbërriti në Kiev me tren.

Janë planifikuar edhe takime me zyrtarë të tjerë ukrainas.

Kujtojmë se kryeministri i Malit të Zi pranoi ftesën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës, pas bisedave telefonike që patën të enjten.

Abazovic ka biseduar tashmë me disa kolegë nga rajoni dhe ideja ishte në parim e pranueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, si Mali i Zi, janë anëtarë të NATO-s.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk udhëtoi në Kiev për shkak të obligimeve  por tha se pa mëdyshje e përkrah popullin ukrainas.

12:10 – Berisha: Ju tregoj sekretin, pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit sot mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Dy lidrët kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.

Rama është shoqëruar në Ukrainë nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Por ajo që vërehet është mungesa e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës Olta Xhaccka dhe ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në lidhje me këtë ka reaguar lreu i Partise Demokratike, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha tregon arsyen se pse Xhaçka dhe Peleshi nuk shkuan me Ramën në Ukrainë.

Sipas Berishës, Peleshi dhe Xhaccka u refuzuan nga vetë Rama, pasi ai e di se bisedime Zelensky do të ngrinte çeshtjen e qendrimit të dyfishtë të Ramës ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Berisha thotë se Rama, në shkelje të sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze të anijeve ruse në portet tona dhe se sipas Berishës këto bisedime nuk mund ti dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *