Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Koleksionimi është një hobi ose pasion për shumë njerëz dhe kësaj turme i bashkohet edhe Drake. Koleksioni i reperit amerikan është paksa i pazakontë por duket se janë ‘suvenire’ të mbledhura përgjatë koncerteve të tij.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Drake duket shumë i lumtur dhe i buzëqeshur ndërsa pas tij, në dysheme, të hapura me kujdes, shihen një mori me reçipeta vajzash. Ngjyra, materiale, dizajne dhe përmasa të ndryshme aq sa duket sikur Drake mund të kishte një dyqan të tërë me veshje intime.
Kush e mendonte se reçipetat që shumë vajza i hedhin artistëve në skenë mund të grumbulloheshin në një foto të vetme?
“E mban mend kur të dy njëkohësisht harruam se kush isha… ajo periudhë ishte përfundimisht idiote”, shkruhet krah fotos.
Komentet janë po aq gazmore. “Kështu është të shkosh nga 1 në 100”, “duket si dyqan”, “ka më shumë se sa Victoria’s Secret” apo “bibliotekë reçipetash”.
Shumë prej komentuesve kanë pyetur edhe nëse renditja është bërë sipas përmasave dhe sipas njërit që është treguar i vëmendshëm, mesa duket po. Ndjekësit i kanë sugjeruar Drake që fotoja të jetë kopertina e albumit të radhës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)