play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Koçiu: Mbi 87 mijë fëmijë përfituan nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla

today14/01/2025

Background
share close

Mbi 87 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila ka bërë publike rezultatet e fëmijëve që kanë përfituar nga ky program.

Mësohet se nga programi i miratuar nga qeveria që prej muajit prill  2022, janë evidentuar 9711 nxënës të cilët janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

“Me fokus të vazhdueshëm tek shëndeti i fëmijëve, gjatë vitit 2025 do të vijojmë mbështetjen për Programin Kombëtar të Depistimit të Shikimit, duke ofruar kontrolle dhe ndërhyrje të hershme për nxënësit në shkolla”, u shpreh ministrja Koçiu.

Përmes këtij programi sigurohet vlerësimi okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitja e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.

Programin Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, garanton kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindurit, deri tek fëmijët në moshën 14-vjeçare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%