Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/10/2022
Duke mos ofruar as pamje nga dritarja, as akses të lehtë në tualet, sedilaa e mesme është padiskutim vendi më pak i dëshirueshëm për t’u ulur në një fluturim.
Duke u nisur nga kjo, një linjë ajrore, Virgin Australia ka lançuar Middle Seat Lottery, një lotari speciale me vlerë rreth 230,000 AUD (ose 145,000 dollarë). Dhe është e hapur vetëm për ata që ulen në sediljen e mesme – vullnetarisht ose pa dashje gjatë një fluturimi.
“Virgin Australia është një linjë ajrore që po i bën gjërat ndryshe dhe ne po argëtohemi shumë duke krijuar risi emocionuese për ta bërë çdo pjesë të përvojës së udhëtimit më të mrekullueshme,” thotë Jayne Hrdlicka, shefi ekzekutiv i Virgin Australia Group, në një njoftim për shtyp.
Që nga tani deri më 23 prill 2023, çdo udhëtar i moshës 18 vjeç e lart që është ulur në një sedilje të mesme mund të përdorë aplikacionin e linjës ajrore për t’u regjistruar në lotari.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)