Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/05/2023
Një kitarë e thyer e grupit amerikan të rockut, “Nirvana”, është shitur në ankand për rreth 600 mijë Dollarë. Kitara pritej që të shitej për një të dhjetën e asaj shume në ankandin e së shtunës në “Hard Rock Café” në Neë York.
Kitara u shkatërrua, ndërsa “Nirvana” po punonte në albumin e tyre të ri, “Nevermind”, në fillim të viteve 1990.
Instrumenti nënshkruhet nga të tre anëtarët e grupit. Ai përmban gjithashtu një mbishkrim të dashur nga Cobain për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij muzikor Mark Lanegan, i cili vdiq vitin e kaluar. Cobain, i cili shpesh e shkruante gabim emrin e tij, nënshkroi instrumentin “Kurdt Kobain”.
Fender Stratocaster doli në shitje me një çmim të vlerësuar prej 60,000-80,000 Dollarë. Shtëpia e ankandit e quajti ofertën përmbyllëse prej 596,900 Dollarësh të habitshme. Sipas shtëpisë së ankandit, Cobain ia dha kitarën Laneganit gjatë turneut të Nirvana-s në Amerikën e Veriut në vitin 1992. Identiteti i blerësit nuk dihet.
Dy vjet më parë, kitara e përdorur nga Cobain për performancën e tij legjendare në MTV Unplugged në fund të vitit 1993 u shit për 6 milionë Dollarë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)