Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/10/2023
Një foto e dy sportisteve kineze, Lin Yuwei dhe Wu Yanni të përqafuara pas ndeshjes së tyre, ka qenë shkak censurimi në Kinë.
Në veçanti, të dy atletet pas garës së 100 metrave me pengesa në Lojërat Aziatike në Kinë vendosën të përqafoheshin dhe të uronin njëra-tjetrën për përpjekjen e tyre. Më pas pantallonat e shkurtra të tyre formuan numrin 64, një numër që për shumëkënd nuk ishte rastësi.
Ky numër i referohet protestave që u zhvilluan në sheshin Tiananmen më 4 qershor (6-4) 1989, sipas BBC. Atë ditë, ushtarët vranë qindra qytetarë që demonstronin për demokraci në Pekin. Deri më sot, mbetet e paqartë se sa njerëz u vranë atë ditë, por vlerësimet e organizatave të të drejtave të njeriut thonë se numri është disa mijëra.
Diskutimi i këtyre incidenteve të përgjakshme mbetet tabu në Kinë, me autoritetet që rregullisht fshijnë çdo përmendje të temës nga interneti. Brezat e rinj të kinezëve po rriten me pak ose aspak njohuri për masakrën e Sheshit Tiananmen.
Fotoja e dy atleteve u zhduk shpejt nga Weibo, Twitter-i i Kinës, megjithëse disa artikuj ende e shfaqin foton.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)