play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Këto janë kafshët me kafshimin më të fortë në botë

today04/04/2023

Background
share close

Në fotogalerinë e mësipërme do ju njohim me kafshët që kanë kafshimin më të fortë, duke nisur nga kafsha me kafshimin më të dobët.

Kafshimi matet me PSI (Pounds-force per square inch) paund për inç katror.

Tigri i Bengalit (PSI 1050) – Banon në Indi, Nepal, Bangladesh, Butan, Birmani dhe Tibet. Pesha varet nga rajoni, disa tigra janë nën 100 kg, ndërsa të tjerë arrijnë 230 kg në rastin e meshkujve
Hienat (PSI 1100) – Janë një familje gjitarësh mishngrënës. Meshkujt janë zakonisht më të mëdhenj se femrat. Hiena me njolla është e famshme për kafshimin e saj shumë të fortë në raport me peshën.
Ariu polar (PSI 1235) – Lloj gjitari mishngrënës nga familja e arinjve. Meshkujt e rritur normalisht arrijnë peshën midis 350 dhe 680 kg, megjithëse ka pasur raste të ekzemplarëve që kanë arritur 1 ton.
Ariu i murrmë (PSI 1250) – Zakonisht gjendet në tokat e Amerikës së Veriut. Mund të arrijë peshën deri në 550 kg. Femrat me këlyshë janë përgjegjëse për 70% të sulmeve fatale ndaj njerëzve nga arinjtë.
Peshkaqeni dem (PSI 1250 ) – Kafshë agresive që zakonisht jeton pranë zonave shumë të populluara, siç janë brigjet tropikale. Shumë ekspertë besojnë se peshkaqeni dem është më i rrezikshmi nga të gjithë peshkaqenët ekzistues. Ata mund të kenë gjatësi deri në 3,2 m dhe peshojnë deri në 159 kg.
Gorilla (PSI 1300) – Meshkujt e kësaj specieje janë midis 1,65 dhe 1,75 m të gjatë dhe peshojnë midis 140 dhe 200 kg.
Hipopotami (PSI 1821) – Ka kafshimin më të fortë se çdo gjitar tjetër në planet, edhe pse kryesisht është gjitar barngrënës, që banon në Afrikën sub-sahariane. Pesha mesatare për meshkujt e rritur varion nga 1500 deri në 1800 kg. Femrat janë më të vogla se meshkujt, me peshë mesatare midis 1300 dhe 1500 kg.
Krokodili amerikan (PSI 2125) – Një nga grabitqarët më të fuqishëm në mbretërinë e kafshëve. Ai dallohet nga krokodilët e tjerë nga madhësia e tij, përgjithësisht midis 3 dhe 4 m, duke arritur deri në 6,1 m. Jeton në Florida, disa ishuj të Detit të Karaibeve dhe zonat bregdetare të Gjirit të Meksikës deri te lumenjtë në brigjet e Karaibeve të Hondurasit, Nikaraguas, Kosta Rikës, Panamasë, Kolumbisë dhe Venezuelës. Pesha mesatare e tij është 500 kg.
Krokodili i Nilit (PSI 5000) – Mund të arrijë 6 metra gjatësi dhe të peshojë deri në 700 kg. Vlerësohet se rreth 200 njerëz vdesin çdo vit nga ky zvarranik.
Krokodili i ujit të kripur (PSI 7700) – Zvarraniku më i madh në botë. Ai banon në zona kënetore nga Azia Juglindore në Australinë veriore. Meshkujt peshojnë midis 480 dhe 1500 kg dhe mesatarisht 4,3 deri në 6,7 metra gjatësi. Femrat janë shumë më të vogla se meshkujt, midis 2,1 dhe 3,5 metra gjatësi dhe peshojnë 500 kg.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *