play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Këto janë gjuhët më të kërkuara në botë, kryeson ajo koreane

today25/08/2023

Background
share close

E kemi dëgjuar shpesh shprehjen: Dukesh cool! Kjo në rastet kur vesh diçka moderne, vë një aksesor ndryshe, pozon në një vend të veçantë apo shumë raste të tjera. Por, edhe të mësuarit shumë gjuhë të reja, na bën të jemi “cool”.

Por, cilat gjuhë të huaja janë më të kërkuarat aktualisht? Ekzistojnë mbi 7 mijë gjuhë dhe secila ka një mënyrë të veçantë të zhvillimit të saj. Më poshtë renditja, nga më e kërkuara te më pak e kërkuara:

– Xhosa

Kjo gjuhë e folur në pjesë të Afrikës së Jugut dhe Zimbabve është në listë për shkak të një prej veçorive të saj fonetike më interesante: clicks. Janë ca tinguj të kësaj gjuhe që duken si “clicks”.

– Gjermanisht

Gjuha gjermane, ashtu si vetë Gjermania, ka ndryshuar përgjatë dekadave të fundit. Që nga Lufta e Ftohtë, Berlini ka qenë qendra e klubeve, muzikantëve dhe njerëzve të artit nga e gjithë bota. Kjo e bën dhe gjuhën shumë të kërkuar.

– Anglisht

Anglishtja konsiderohet gjuhë “e lezetshme”. Është gjuha më e folur në botë (nëse përfshin folësit amtarë dhe jo-amtarë).

-Arabisht

Arabishtja është padyshim shumë e vështirë për t’u mësuar. Ka një sistem ndryshe në të shkruar dhe zanoret s’janë të shkurtra.

Italisht

Muzika italiane është elementi kryesor që e ka bërë italishten një gjuhë mjaft të kërkuar, nga Vivaldi e deri më sot. Një tjetër gjë që e bën interesante është larmishmëria, në secilin rajon të vendit ka një dialekt ndryshe.

– Japonishtja

Japonishtja është një sfidë më vete! Ka 3 sisteme të ndrysgme shkrimi dhe ka shumë pak të përbashkëta me gjuhët e tjera.

Për dekadat e fundit, Japonia ka konkurruar me Shtetet e Bashkuara për ndikimin kulturor dhe për shumë njerëz jashtë vendit, qytete si Tokio duken gjithashtu jashtëzakonisht futuriste, duke e bërë atë një destinacion shumë të preferuar.

-Spanjisht

Spanjishtja është një nga gjuhët më të folura në botë, dhe popullariteti i saj sa vjen e rritet. Me filma dhe muzikë të jashtëzakonshme, spanjollët nuk ‘zbehen’ kollaj.

-Frëngjisht

Franca ka qenë për një kohë të gjatë një vend për t’u vizituar. Qofshin vitet 1920 me Ernest Hemingëay dhe Gertrude Stein, ose vitet 2020 me Lily-Rose Depp dhe David Beckham, artistët dhe superyjet ndërkombëtarë e kanë bërë prej kohësh Parisin një nga shtëpitë e tyre. Pritet që deri në vitin 2050, frengjishtja të numërojë plot 750 mln folës.

-Koreane            

Që në fillim, ne thamë se gjuhët nuk janë si tendencat e tjera, por nëse ekziston një gjuhë që e kalon valën e një trendi, ajo është koreanishtja. Me K-Pop dhe K-Dramas, njerëzit në mbarë botën po frymëzohen për të studiuar koreanisht. Nuk është nga më të lehtat, do të duhet të mësosh një sistem tjetër shkrimi, por mjafton të kesh një motivim të fortë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *