Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Janë shpallur dje fituesit e Festivalit të Filmit në Venecia. “Luanin e Artë” për filmin më të mirë e mori “All the beauty and the bloodshed”: Një film dokumentar i vitit 2022 që rrëfen karrierën e Nan Goldin dhe rënien e familjes Sackler (pronarë të disa kompanive farmaceutike), të përballur shpesh me padi.
Lista e plotë e fituesve:
”Luani i artë” për filmin më të mirë: “All the beauty and the bloodshed” nga Laura Poitras (SHBA)
”Luani i argjendtë” – Çmimi i Madh i Jurisë “Saint-Omer” nga Alice Diop (Francë)
”Luani i argjendtë” – Çmimi për regjisorin më të mirë – Italiani Luca Guadagnino për “Bones and all”
Çmimi për aktoren më të mirë: Australian Cate Blanchett për rolin e saj në filmin “Tàr” të Todd Field
Çmimi për aktorin më të mirë: irlandezi Colin Farrell për rolin e tij në “The banshees of inisherin” të Martin McDonagh.
Çmimi ”Marcello Mastroianni” për aktorin/en më premtues/e: Aktorja Taylor Russell për rolin e saj në “Bones and all” nga Luca Guadagnino
Çmimi Special i Jurisë: “Les ours n’existent pas” nga Jafar Panahi (Iran)
Çmimi për skenarin më të mirë: “The Banshees of Inisherin” nga regjisori irlandez Martin McDonagh.
Tiranapost.al
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)