play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Këshilli i Ministrave shfuqizon Bordin e Transparencës për Karburantet

today07/06/2023

Background
share close

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të shfuqizojë Bordin e Transparencës për Karburantet.

“Sot miratuam një vendim të rëndësishëm i cili shkon në një diskutim që ne kemi pasur gjatë gjithë vitit të kaluar. Gjatë 3 mujorit të parë ne kemi ndjekur me vëmendje të veçantë gjithë zhvillimet në tregun e bursës së hidrokarbureve dhe mund të themi se tregjet janë stabilizuar në çmimet që ishin përpara krizës. Bazuar dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi Bordin e Hidrokarbureve, ne sot morëm vendimin për shfuqizimin e Bordit të Hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve në vendin tonë u krijua në Mars të vitit 2022 si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë. Qëllimi i ngritjes së këtij bordi ishte moslejimi i çmimeve abuzive.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *