Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dermatologët dhe kirurgët estetikë nuk ua thonë të gjitha.Ja disa marifete të thjeshta për t’u dukur më të rinj, të cilat janë “sekretet” e dermatologëve por që i mbajnë për vete.
Fli në shpinë
Unë mund ta dalloj se në çfarë mënyrë fle, – thotë një dermatologe me eksperiencë. Të flesh nga njëra anë apo përmbys krijon një rrudhë nga njëra anë të faqes. Për një mënyrë më të lehtë në minimizimin e rrudhave, fli në shpinë. Mund të gërhasësh, por do të plakesh më ngadalë.”
Mos e tepro me palestrën
Ora që po kalon në pistën e vrapimit do të të bëjë më të shëndetshëm, por nuk do të bëjë të dukesh më i ri.Njerëzit më të dobët dhe më sportivë të cilët janë mbi moshën 40 vjeç kanë tendencë të duken më të vjetër se njerëzit që nuk janë në formë, sepse kanë më pak yndyrë nën lëkurë.
Kujdes nga dëmtimi i diellit kur je në timon
Shumica e njerëzve dëmtohen më shumë nga dielli në anën e majtë të fytyrës thjesht për shkak të drejtimit të makinës. Vendos mbrojtëse nga rrezet ultraviolet në dritare ose vendos një mburojë që bën hije për t’ shmangur një gjë të tillë.
Mos i ndrysho shpesh produktet
Shumica e njerëzve heqin dorë nga produktet e lëkurës shumë shpejt. Një qelize të lëkurës i duhen 21 ditë për t’u krijuar dhe për të bërë rrugën e saj deri në krye të epidermës.Kështu që nëse po provon një krem të ri anti-rrudhë, jepi të paktën 4 javë kohë për të funksionuar.
Ti mund të kesh nevojë për një trajtim me dyll në vend të një ndërhyrje estetike
Kisha një paciente e cila kërkonte të tërhiqte vetullat sepse mendonte se dukej si e zemëruar gjatë gjithë kohës. Në vend të kësaj i këshillova një heqje vetullash me dyll.
U deshën 15 minuta, ajo dukej shumë mirë dhe kurseu gjithë ato para.
Qëndro në diell pa kursim
Do që t’i shmangesh zyrës së dermatologes? Përdor mbrojtës nga dielli me zink ose dioksid titaniumi, vendos syze jashtë dhe relaksohu. Dielli do të japë efektin e tij të magjishëm.
Mund t’u besosh markave të farmacisë
Përdor marka të kremërave të anti-rrudhave fillimisht. Ato të Olay, Neutrogena dhe Aveeno kanë të njëjtët përbërës aktivë dhe mund të jenë po aq efektivë sa produktet që kushtojnë katër deri në dhjetë herë më shumë nëpër dyqanet e firmave të shtrenjta.
Një krem i mirë mund të të heqë qafe një ndërhyrje kirurgjikale
Sigurisht, klinikat estetike mund të të bëjnë një tërheqje të syve, por ata kanë parë edhe pacientë që kanë patur rezultate të ngjashme me një serum që forcon dhe ngre qepallat.Rezultatet janë të përkohshme, por funksionojnë në reduktimin e vijave dhe fryrjeve.
Mbaje fytyrën të relaksuar
Nëse rrini me fytyra të vrenjtura apo me nerva në mënyrë konstante, do të krijohet ajo vija mes vetullave dhe fytyra do të mbetet ashtu me kalimin e kohës, duke ju krijuar nevojën për një ndërhyrje estetike.Bëjini vetes një nder, qetësohuni dhe buzëqeshni!
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)