Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Reperi Kendrick Lamar shënoi rikthimin e shumëpritur në muzikë me prezantimin e albumit të ri “Mr. Morale & The Big Steppers”.
Projekti muzikor që vjen pas albumit të vitit 2017, “DAMN”, po konsiderohet si album i dyfishtë, pasi përmban gjithsej 18 këngë dhe përfshinë bashkëpunime të Lamarit me artistë të njohur si, Ghostface Killah, Kodak Black, Baby Keem dhe të tjerë.
Pritja që për fansat e muzikës zgjati për plot pesë vjet, rezultoi me disa shifra të mëdha për reperin nga Compton.
Sipas platformës “Apple Music”, albumi i pestë i Kendrick ka thyer rekordet e transmetimit brenda një dite.
Eminem, i cili në një postim të fundit në Twitter deklaroi: “Ky album është i jashtëzakonshëm. Jam pa fjalë”,shprehu hapur vleresimin e tij per albumin e artistit.
Kjo nuk është hera e parë që Lamar thyen rekorde muzikore. Në vitin 2017, albumi i tij “DAMN” debutoi në vendin e parë të toplistave, dhe i shiti më shumë se 600 mijë kopje në javën e parë të prezantimit, duke u bërë edhe albumi i shtatë me shitjen më të mirë të atij viti.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)