Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/05/2022
Kate Moss do të dëshmojë në gjyqin e vazhdueshëm për shpifje mes Johnny Depp dhe
Amber Heard. Një burim i afërt me Depp, konfirmon për revistën “People” se modelja, 48-vjeç, do të flasë në gjykatën e ”Fairfax të Virxhinia”, përmes një lidhjeje video.
Moss, i cila ka qenë në një lidhje me Depp nga vitit 1994-1997 , u përmend nga Heard, në fillim të këtij muaji gjatë kohës që kjo e fundit po jepte dëshminë.
Amber diskutonte një grindje të supozuar midis Depp dhe motrës së Heard, Whitney Henriquez.
Avokatët e Depp panë njëri-tjetrin ne sy kur Heard përmendi emrin e Moss gjatë dëshmisë së saj.
Me sa duket sepse u dha atyre mundësinë për ta sjellë modelen si dëshmitare të sqaruar incidentin e përfolur.
“Më kujtuan informacionet që kisha dëgjuar që ai shtyu një ish të dashurën – besoj se ishte Kate Moss – poshtë shkallëve”, dëshmoi më parë Heard ndërsa përshkruante të njëjtin
sherr ku përfshiheshin motra e saj dhe Depp. E gjitha do te qartësohet pas dëshmisë së
Kate Moss.
(Johhny Depp & Kate Moss – “Cannes Film Festival” 1998)
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)