Nuk kanë të ndalur çmenduritë nga Katari, ndonëse Kampionati Botëror i Futbollit ka më shumë se 1 javë që ka përfunduar.
Lajmet nga vendi ekzotik bëjnë me dije se dhoma e hotelit ku Lionel Messi qëndroi gjatë ditëve të Botërorit do të kthehet në një muze të vogël ose e thënë ndryshe një vend pelegrinazhi.
Lionel Messi ishte një ndër lojtarët kyç të Argjentinës në këtë kompeticion, me sulmuesin që mori dhe titullin e futbollistit më të mirë të Kampionatit, me dy golat e tij në finale.
35-vjeçari fitoi dhe Këpucën e Argjendtë me 7 gola të shënuar që e çuan Argjentinën në trofeun e tretë të Kupës së Botës pas 36 vitesh.
Arritjet e tij tashmë do të përjetësohen dhe nga Katari, me vendimin për të kthyer në një muze të vogël dhomën ku ai ka qëndruar.
Post comments (0)