play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Julia Roberts surprizon mikun e saj George Clooney me fustanin në nder të tij

today06/12/2022

Background
share close

Dobësitë nuk fshihen dhe Roberts shfrytëzoi rastin në eventin Kennedy Center Honors për të treguar admirimin e saj për mikun dhe kolegun e saj, Clooney.

Kjo miqësi është e vjetër dhe të gjithë e dimë. Ata kanë një kimi dhe humor të jashtëzakonshëm, i cili gjithashtu del në pah, duke i bërë ata një nga çiftet më të suksesshëm të filmave në mbarë botën. Dashuria dhe mbështetja mes Julia Roberts dhe George Clooney ka shkuar në një tjetër nivel dhe pikërisht këtë e dëshmon edhe pamja e djeshme e aktores hollivudiane në eventin Kennedy Center. Është një event në të cilin personalitete nderohen për kontributin e tyre dhe një nga të nderuarit e mbrëmjes ishte edhe Clooney.

Presidenti i SHBA-së, Biden, së bashku me shumë personalitete të tjera mori pjesë, por sytë u kthyen nga Julia Roberts, e cila zgjodhi një fustan Moschino, të dizajnuar enkas për mbrëmjen e djeshme. Aktorja dhe mikesha e mirë e Clooney, ka dashur ta nderojë atë dhe të shprehë mbështetjen e saj në një mënyrë mjaft origjinale.

 

Kështu ajo kishte veshur një stilim, i cili kishte mbi vete shumë portrete të ndryshme të George Clooney nga momente të karrierës së tij. Me këtë fustan të veçantë, ajo u shfaq në tapetin e kuq të eventit, duke përcjellë mesazhin e saj dhe duke mbështetur fuqishëm mikun e saj, duke treguar se sa shumë e admiron dhe e mbështet në çdo moment, sado vite që të kalojnë

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *