Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ambasada e Britanisë së Madhe ne Tiranë ka mbajtur një pritje për të festuar jubileun e platintë të mbretëreshës Elisabetë. Ambasadori dhe i dërguari i kryeministrit Boris Johnson për Ballkanin, folën për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pritshmëritë.
“Është një festë e veçantë.që shënon 70 vitet e mbretëreshës në fronin anglez. Këtë vit është edhe 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes dy vendeve tona. Jam frymëzuar nga dinamizmi i të rinjve në shqipëri dhe kam udhëtuar në vendin. Duke punuar si partnerë, mund të kemi një të ardhme të ndritur”, tha Ambasadori Alastair King Smith.
“Kryeministri ynë i tha kryeministrit Rama në Londër se jemi të angazhuar të arsimi si pjesë e marrëdhënies sonë. Zona tjetër ku doja të ndalesha është energjia. Lufta ka sjellë efekte dhe besoj se ky vend I bukur Shqipëria, është në një pozitë unike për të qenë eksportues energjie, dhe Britania është e gatshme të ofrojë financim”, deklaroi Sir Stuart Peach, i dërguari i Johnon.
Politikanë, artistë, trupi diplomatik, zyrtarë të lartë te shtetit dhe ministra ishin të pranishëm në festën për nder të mbretëreshës, mes tyre edhe presidenti Meta e presidenti i zgjedhur Begaj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)