play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Jonah Hill fshin llogarinë e tij në Instagram! Nuk e përballon më ndërveprimin publik, për shkak të ankthit!

today19/08/2022

Background
share close

Jonah Hill e fshiu llogarinë e tij në Instagram  së fundi   pasi ndau një letër të sinqertë në të cilën ai foli për betejën e tij 20-vjeçare me sulmet e ankthit.

“Kam arritur të kuptoj se kam kaluar gati 20 vjet duke përjetuar sulme ankthi, të cilat përkeqësohen nga paraqitjet në media dhe ngjarjet me publikun”, shkroi aktori  në një deklaratë për “Deadline” pas mungesës së promovimit të tij për dokumentarin e ardhshëm, “Stutz”, që mbulon betejat e tij për shëndetin mendor.

Jonah Hill deletes Instagram after anxiety attack revelation

Hill shtoi se vendimi për të mos promovuar filmin ishte një vendim i rëndësishëm pasi ai kërkon të mbrohet nga presionet e të qenit personazh publik.

“Nëse e bëja veten më të sëmurë duke dalë atje dhe duke e promovuar atë, nuk do të isha i vërtetë për veten apo filmin”, shpjegoi ai.

Dalja e fundit publike e Hill daton në dhjetor 2021, kur ai doli në tapetin e kuq me të dashurën Sarah Brady për të promovuar  filmin ku ishte pjesë  “Don’t Look Up”.

Jonah Hill und Freundin: Wird der Partner-Look damit wieder cool? - WELT

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *