Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/07/2024
Legjenda aktive e Bajernit, Tomas Myler, ka shpallur fundin e karrierës së tij te Gjermania. Shoku i tij i skuadrës prej një kohë të gjatë te bavarezët, Manuel Nojer, thuhet gjithashtu se po mendon të tërhiqet nga kombëtarja.
Çerekfinalja e Kampionatit Europian kundër Spanjës shënoi ndeshjen e 131-të ndërkombëtare të legjendës së Bajernit dhe gjithashtu paraqitjen e fundit të Myler në fanellën e “Pancerave”. Por Tomas me sa duket nuk është i vetmi “veteran” i përfaqësueses që mund të ketë luajtur ndeshjen e lamtumirës kundër Spanjës.
Mund të pritet një njoftim para ndeshjes së radhës ndërkombëtare. Kjo do të ndodhë më 7 shtator. Trajneri Julian Nagelsman dhe skuadra e tij do të luajnë kundër Hungarisë në “Merkur Spiel Arena”, Dyseldorf, ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Para pak ditësh u tha se kapiteni i Bajernit aspironte Botërorin e 2026, por duket se skenarët kanë ndryshuar papritur. Nga krahun tjetër Gyndoan dhuroi paraqitje pozitive në fazën ndërtuese, duke kontribuar me gola. Mark-Andre ter Shtegen ka rezultuar më i humburi nga jetëgjatësia e Nojerit në përfaqësuese, e përkthyer me mungesën e protagonizmit si titullar te Gjermani.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)