Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ai mund të ketë pushtuar majat në profesion, por jeta e tij personale po dështon.
Tom Cruise është beqari më pak i popullarizuar i Hollivudit, sipas burimeve të “Radar Online”. Ylli i Top Gun është i papërshtatshëm për takime, pasi shumica prej tyre dështojnë pothuajse menjëherë, sepse femrat e shohin atë si urdhërues dhe egoist.
“Tom do të donte të kishte dikë në jetën e tij, por e vërteta është se reputacioni i tij nuk është i mirë”, tha një person që e njeh mirë aktorin.
Sipas të njëjtave informacione, lidhja e tij me Hayley Atwell përfundoi keq. Bukuroshja britanike u nda nga ai në vitin 2020, por u bashkuan përsëri dy vjet më vonë. Por ajo nuk e duroi dot për shumë kohë, sipas publikimit.
Dhe fundi i marrëdhënies së tij me Hayley Atwell ishte një nga ngjarjet më të këqija në jetën e tij. “Ai luftoi shumë për të mbajtur Hayley-n. Por mënyrat e tij kontrolluese ishte diçka që ajo nuk e përballonte dhe ajo i dha fund. Gratë e shohin atë shumë intensiv dhe ai është bërë beqari më pak i kërkuar në Hollywood”, shtoi një tjetër nga rrethi i tij i ngushtë.
Roli i Scientology
Një nga arsyet pse Cruise është më pak i dëshiruari në listën e beqarëve ka të bëjë me lidhjen e tij të gjatë me Kishën e Scientology.
“E gjithë gjëja e Scientologjisë është një pengesë për shumicën e grave. Ai është shumë i përkushtuar ndaj saj,” raporton një burim tjetër se Tom Cruise dëshiron të martohet përsëri, pavarësisht nga martesat e tij të mëparshme të dështuara.
Tom Cruise ka shumë karakteristika negative në sjelljen e tij, të cilat është e vështirë të ndryshohen.
Më e keqja nga të gjitha, është tendenca e tij për të kontrolluar të dashurat në një shkallë ekstreme. Ai madje zgjedh edhe veshjet që mund të veshin kur dalin me të.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)