play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Jo më një vit/ Shkurtohet koha e praktikës për mësuesit e rinj!

today18/08/2022

Background
share close

Praktika profesionale e kandidatëve për mësues shkurtohet nga 1 vit, në 3 muaj. Kështu bëri me dije Ministrja e Arsimit Evis Kushi, të enjten.

Përmes një postimi në Facebook, Kushi theksoi se kjo do të shkurtojë kohën e pjesëmarrjes në portalin për punësimin si mësues.

“Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore).

Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim. Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave”, u shpreh Kushi.

Testimi “Mësues për Shqipërinë”, është një provim që bëhet për të punësuar mësuesit e rinj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *