Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qytetarët janë mbledhur tek ambasada ruse për të protestuar kundër luftës në Ukrainë. “Jo luftë” është një nga pankartat që mbajnë në duar, ndërsa një tjetër shkruan “Solidaritet me popullin ukrainas”.
“Pushtimi i Ukrainës përbën agresion ndaj aspiratave të një vendi të pavarur, si dhe një sulm ndaj Europës dhe aspiratave të popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë. Ky pushtim është një dhunim i hapur ndaj vetë demokracisë. Solidarizimi me popullin e Ukrainës është detyrë qytetare e çdo njeriu që beson te vlerat universale të lirisë dhe paqes. Ky është një agresion që vë në lojë mekanizma që cenojnë paqen botërore dhe rrezikojnë jetët dhe mirëqenien e të gjithëve.
Kjo nuk është një protestë kundër popullit rus, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi. Kjo protestë është kundër establishmentit qeverisës diktatorit të Rusisë. Mbi të gjitha, është një tubim për t’u rreshtuar në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë”, deklaruan organizatorët e protestës.
Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.
Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)