play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Jeta e Eminem,tashmë në një serial televiziv! Rikthehet “8 Mile”

today09/01/2023

Background
share close

Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, e bëri të ditur lajmin se është duke përshtatur  filmin e vitit 2002, “8 Mile”, në një serial televiziv, me ndihmën e  Eminem, i cili ishte protagonist i filmit që bazohej pjesërisht në jetën e tij.

“Do të  sjell  projektin e tij ‘8 Mile’ në televizion. Tashmë kemi nisur të punojnë në këtë drejtim”, tha reperi në një intervistë”.Ai po ashtu e konfirmoi lajmin se Eminem do të jetë i përfshirë në serialin e ardhshëm.

50 Cent Says Eminem Doesn't Get Enough Credit - Rap-Up

8 Mile (2002) - Film | cinema.de

“Do të jetë një projekt i madh. Nuk do të jetë i thjeshtë. Po investoj shumë në të. Dua që Eminemi të jetë i përfshirë sepse kjo është trashëgimia e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”.

“50 Cent” ka punuar ne disa prej serialeve   të kanalit “Starz” që kanë vite të tëra që janë në transmetim si, “Power”, dhe vazhdimet e tij, “Power Book II: Ghost”, “Power Book III: Raising Kanan” dhe “Power Book IV: Force”.

I lindur me emrin, Curtis Jackson, reperi dhe producenti i njohur “50 Cent”  muzikor po ashtu e gëzon një karrierë si aktor filmash dhe serialesh.

I shfaqur  nëpër kinema në vitin 2002, filmi “8 Mile” ishte një sukses në Hollywood duke i fituar disa çmime   të rëndësishme, ndër të cilat edhe çmimin “Oscar” për këngën  më të mirë origjinale për kolonën zanore, “Lose Yourself”.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *