Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pavarësisht se Beyoncé bëri histori këtë vit, si këngëtarja me më shumë çmime Grammy, si publiku ashtu edhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, duket se nuk janë të lumtur. Çmimi “Albumi i Vitit” shkoi për Harry Styles për “Harry’s House” këtë vit, shumë fansa të Beyonce-s shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale pasi prisnin që çmimi t’i shkonte “Renaissance”.
Të njëjtin mendim ndau edhe bashkëshorti i saj, i cili duke folur për “Tidal” për albumin e Beyonce, përmendi arsyet pse mendon se ajo e meritonte çmimin Grammy.
“Shikoni çfarë ka bërë për kulturën. Shikoni si ka ndryshuar energjia e botës”, tha ai, duke shtuar më pas “të gjithë po e dëgjojnë albumin e saj nëpër klube, nuk mendoj se e kam parë këtë më parë. I gjithë albumi, të gjitha këngët”.
Jay-Z ishte gjithmonë pranë saj në ndarjen e çmimeve Grammy. Ku Beyonce arriti të fitojë çmimin e 32-të të karrierës së saj.
Në veçanti, ajo fitoi çmime në kategoritë “Performanca më e mirë tradicionale R&B”, “Regjistrimi më i mirë elektronik”, “Kënga më e mirë e shkruar për mediat vizuale”, “Kënga më e mirë R&B” dhe “Rekordi më i mirë kërcimi elektronik”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)