Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kompania e teknologjisë me bazë në Tokio, Carelogy.Inc ka lançuar një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar nëse një mace po shfaq shenja dhimbjeje pas një lëndimi ose sëmundjeje.
Në bashkëpunim me Universitetin Nihon, studiuesit mblodhën rreth 6000 foto të maceve duke përdorur një metodë të zhvilluar nga një ekip kërkimor nga Universiteti i Montrealit.
Duke vlerësuar elementë të ndryshëm, nga pozicioni i veshëve, tek sytë dhe mustaqet e kafshës, rezultatet futen në një kalkulator të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të përcaktuar nëse macja ka dhimbje.
Sipas përllogaritjeve statistikore të kompanisë, modeli ka një shkallë saktësie mbi 90 për qind.
Në këtë mënyrë, zhvilluesit e aplikacionit shpresojnë se mjeti AI do të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm.
“Kërkimet për zbulimin e simptomave të lidhura me dhimbjen tek kafshët shtëpiake po përparojnë me shpejtësi në Japoni dhe jashtë saj, kështu që aplikacione të ngjashme të bazuara në AI ka të ngjarë të zhvillohen në të ardhmen,” tha profesor Ryuji Fukushima, një specialist veterinar në Universitetin e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Tokio.
Ai shton se kjo teknologji, nëse përdoret në mjekësinë veterinare, mund të eliminojë të gjitha gabimet diagnostike nga veterinerët, duke mundësuar diagnoza më objektive.
Aplikacioni aktualisht është në dispozicion falas.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)