Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/10/2023
Gazetarja amerikane, Megyn Kelly, në podcastin e saj “The Kristen Kelly Show” ka thënë se libri i ri i këngëtares Britney Spears është manual se si të mos i rrisni fëmijët.
“Mendoj se në fakt ka shumë mësime jete në këtë gjë, shumë mësime jete për njerëzit që mendojnë ta vendosin fëmijën e tyre kudo pranë industrisë së argëtimit.
Sinqerisht, është një manual se si të mos i rritni fëmijët tuaj”, ka thënë gazetarja.
Ajo u shpreh shumë e tmerruar nga shumë detaje të fëmijërisë që Spears i kishte shkruar në libër.
Gazetarja nuk i kurseu kritikat as ndaj ish-partnerit të Spears, Justin Timberlake, për të cilin Spears ka shkruar në libër se në një farë forme e detyroi të abortonte një fëmijë për shkakun se ai tha se “nuk jemi të gatshëm të bëhemi prindër në moshë të re”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)