Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“ Halftime” është dokumentari që ka bërë bujë pak ditë pas shfaqjes në platformën Netflix.
Rrugëtimi personal dhe profesional i artistes Jennifer Lopez,vjen i pasqyruar nga fëmijëria vështirësitë për të depërtuar në industrinë e argëtimit.
Prindërit e saj u zhvendosën në New York kur ajo ishte ende e vogël dhe përpjekjet e vazhdueshme për të bërë përpara kanë qënë të pandalshme.
Hershëm ajo kujton se njerëz të fushës i kishin thënë se nuk mund t’i bënte të gjitha,edhe të kërcente edhe të këndonte edhe të ishte një aktore.
Në dokumentar J.Lo përmend faktin që jo në pak raste ka dashur të heqë dorë përfundimisht,nga presioni pakënaqësitë dhe trysnia.
Megjithatë komentet që vijnë në rrjet janë të tilla që nuk e glorifikojnë aq Lopez,parë nga mënyra sesi ajo e prezanton veten në dokumentar.
Në një prej fragmenteve shihet duke ngashëryer sepse nuk mori një nominim Oscar,që sipas saj e meritonte.
Kritikët janë shprehur se J.Lo nuk është aq diva sa mendon apo prezantohet.
Një gjë është e sigurt,ajo nuk është dorëzuar kurrë dhe është shprehur se ky është vetëm fillimi.
Elsa Ymeri (c)
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)