play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ish-Miss Anglia kapet me 250 mijë paund drogë

today21/04/2023

Background
share close

Miss England beauty queen facing 20 years in Mexican jail for 'smuggling  £250,000 drugs' - World News - Mirror Online

Ish-Miss Anglia, Jennifer Young, rrezikon të dënohet me 20 vjet burg në Meksikë pasi akuzohet për trafik droge. Daily Mail shkruan se 33-vjeçarja tentoi të kontrabandonte drogë ketaminë me vlerë 250 mijë paundë.

Ajo ishte nisur në gusht të vitit të kaluar nga aeroporti i Amsterdamit për në Kankun, aty ku u ndalua nga policia me 13 kilogramë drogë të fshehur në valixhe.

Young kaloi rreth 6 muaj në një burg të mbipopulluar në Kankun përpara se të transferohej në një tjetër burg të qytetit të Keksikos në muajin shkurt. Për muaj të tërë, nëna e saj nuk dinte asgjë për vajzën, ndërsa vetëm ditët e fundit ajo mësoi të vërtetën.

“Kudo në botë të ishte, ajo do të më kishte uruar për ditëlindje në mars. Unë u shqetësova dhe pas disa mesazheve me shoqen e saj e mësova të vërtetën. Jam ende e shokuar. Unë e dija se Jennifer ishte në Meksikë, por e dija se po udhëtonte. Ajo është akuzuar për trafik droge dhe tashmë rrezikon 20 vite burg”, është shprehur nëna e Jennifer Young për Daily Mail.

Jennifer Young ka lindur në Gjermani, nëna e saj është britanike, ndërsa babai gjerman. Ajo u largua nga qyteti i Derbit në Angli në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe, ka qenë në lëvizje në shtete të ndryshme të botës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%