Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Naser Kanaani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, mohoi se Teherani ishte i përfshirë në sulmin e së premtes ndaj autorit Salman Rushdie, por megjithatë ai e justifikoi goditjen me thikë në komentin e tij.
Komentet e tij vijnë më shumë se dy ditë pas sulmit ndaj autorit në Nju Jork. Shkrimtari tani është në rrugën e shërimit, sipas agjentit të tij.
“Për sa i përket sulmit kundër Salman Rushdie në Amerikë, ne nuk e konsiderojmë askënd që meriton qortim, faj apo edhe dënim, përveç vetë (Rushdie) dhe mbështetësve të tij”, tha Kanaani.
“Në këtë drejtim, askush nuk mund të fajësojë Republikën Islamike të Iranit. Ne besojmë se fyerjet e bëra dhe mbështetja që ai mori ishte një fyerje kundër pasuesve të të gjitha feve.”
Rushdie, 75 vjeç, u godit me thikë të premten teksa merrte pjesë në një event në perëndim të Nju Jorkut.
“Salman Rushdie e ekspozoi veten ndaj zemërimit dhe tërbimit popullor përmes fyerjes së shenjtërisë së Islamit dhe tejkalimit të vijave të kuqe të mbi 1.5 miliardë myslimanëve dhe gjithashtu vijave të kuqe të pasuesve të të gjitha feve hyjnore”, tha Kanaani.
Rushdie për më shumë se 30 vjet është përballur me kërcënime me vdekje për “Vargjet Satanike”.
Udhëheqësi suprem i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini kishte nxjerrë një fetva, ose dekret islamik, duke kërkuar vdekjen e tij. Një fondacion gjysmë-zyrtar iranian kishte vendosur një shpërblim prej mbi 3 milionë dollarë për autorin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)