play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Iran, gratë që thyejnë ligjin e hixhabit do të përfundojnë në “klinika trajtimi”

today14/11/2024

Background
share close

Irani ka deklaruar se do të hapë një klinikë për gratë që shkelin ligjin e hixhabit sipas të cilit ato duhet të mbulojnë kokën në publik.

Hapja e një “klinike trajtimi të heqjes së hixhabit” u njoftua nga Mehri Talebi Darestani, shefja e Departamentit të Grave dhe Familjes së Zyrave të Teheranit për Promovimin e Virtytit  dhe Parandalimin  e Vesit. Ajo tha se kinika do të ofrojë “trajtim shkencor dhe psikologjik për heqjen e hixhabit”.

Sima Sabet, një gazetare që vitin e shkuar ishte shënjestra e një atentati, tha se kjo lëvizje është “e turpshme”, duke shtuar se: “Ideja e ngritjes së klinikave për të ‘kuruar’ gratë epambuluara është rrëqethëse, ku njerëzit ndahen nga shoqëria vetëm sepse nuk i binden ideologjisë në pushtet”.

Një avokat për të drejtat e njeriut, Hossein Raeesi tha se ideja e një klinike për të trajtuar gratë që nuk i binden ligjit të hixhabit “s’është as islamike dhe as në përputhje me ligjin iranian”. Ai shtoi se edhe fakti që deklarata vjen prej institucionit në fjalë është alarmant pasi ai drejtohet nga lideri suprem, Ali Khamenei.

Njoftimi për hapjen e klinikës vjen pas lajmit se një studente u arrestua pasi doli në Teheran vetëm me të brendshme, si formë proteste pas sulmit nga rojet e universitetit që kishte shkelur ligjin e hixhabit dhe është transferuar në një spital psikiatrik.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%