play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

“iPhone” shumë shpejt do të flasë me zërin tuaj!

today19/05/2023

Background
share close

“Apple” ka prezantuar një sërë veçorish të reja të dizajnuara për qasje njohëse, vizuale, dëgjimore dhe celulare, duke përfshirë veçorinë “Personal Voice” për njerëzit që mund të humbasin aftësinë për të folur.

“Personal Voice” i lejon përdoruesit të “krijojnë një zë të sintetizuar që tingëllon si i tyri” dhe ta ruajnë atë në mënyrë që të mund të flasin me miqtë ose anëtarët e familjes edhe pasi të humbasin përfundimisht aftësinë për të folur.

Cómo añadir tonos de llamada a tu iPhone [Actualizado 2018]

Sipas “Apple”, përdoruesit mund të krijojnë një zë personal duke lexuar me zë të lartë një grup kërkesash teksti për një total prej 15 minutash në një iPhone ose iPad.

Meqenëse funksioni është i integruar me Live Speech, përdoruesit mund të shkruajnë atë që duan të thonë, pas së cilës Personal Voice do t’ia “lexojë/t’i flasë” kujtdo që duan.

Apple po prezanton gjithashtu versione të modernizuara të aplikacioneve të saj kryesore si pjesë e një veçorie të quajtur “Assistive Access”, e krijuar për të mbështetur përdoruesit me aftësi të kufizuara njohëse.

Funksioni është krijuar për të “sjell aplikacionet dhe përvojat më afër veçorive të tyre thelbësore për të lehtësuar ngarkesën njohëse”.

Këto përfshijnë një version të kombinuar të aplikacioneve Phone dhe FaceTime, si dhe versione të modifikuara të aplikacioneve Messages, Camera, Photos dhe Music që përmbajnë butona me kontrast të lartë, etiketa të mëdha teksti dhe mjete shtesë qasje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *