play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Investimet e huaja arrijnë në 23% të vlerës së tregut të pronave në Shqipëri, cilët kryesojnë

today27/09/2022

Background
share close

Blerësit e huaj po bëhen një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas statistikave të Investimeve të Huaja Direkte të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar shtetasit e huaj investuan 191 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, në rritje me 129% krahasuar me një vit më parë. Edhe në tremujorin e parë të këtij viti rritja vazhdoi, për një shumë totale prej 59 milionë eurosh, pothuajse dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po të krahasojmë të dhënat e Bankës së Shqipërisë me statistikat zyrtare tregut të pasurive të paluajtshme të llogaritur nga Instat, vlerësohet se transaksionet e blerësve të huaj përbënin rreth 21% të volumit zyrtar të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Për tremujorin e parë të këtij viti, pesha e transaksioneve të investitorëve të huaj u rrit më tej dhe arriti në më shumë se 23% të tregut.

Rritja e investimeve nga shtetasit e huaj mund të jetë një nga elementët që shpjegojnë rritjen e fortë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2017-2021, çmimet e banesave në rang vendi janë rritur mesatarisht me rreth 13% në vit.

Agjencitë e pasurive të paluajtshme raportojnë transaksione të shumta të blerjes nga shtetasit e huaj edhe jashtë sezonit veror, fenomen që, sipas agjentëve, nuk ka ndodhur me herët as në vitet me të mira. Sipas agjencive, në këto transaksione kryesisht mbizotërojnë çekët dhe polakët në jug dhe Durrës, gjermanët dhe holandezët në Vlorë dhe Durrës, italianët gjithashtu në Vlorë dhe Durrës dhe nordikët, sidomos suedezë dhe finlandezë në Sarandë dhe Shëngjin.

Blerësit jorezidentë përfshijnë shtetas të huaj dhe shqiptarë me banim jashtë vendit. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në një pronë në Shqipëri.

Një fenomen tjetër, sipas agjentëve, është edhe rikthimi i shqiptarëve. Shumë prej tyre i kishin shitur pronat në Shqipëri në momentin kur kanë emigruar jashtë vendit, për shkak të nevojës për para në fillim të emigrimit. Por, pasi janë stabilizuar në vendet ku kanë emigruar, shumë prej tyre po vendosin të blejnë një apartament të dytë edhe në Shqipëri me kursimet e grumbulluara.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *