play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

INSTAT: Mbi 1.4 milionë të huaj hynë në Shqipëri në Dhjetor

today24/01/2025

Background
share close

Vetëm gjatë muajit Dhjetor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.442.193 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 5,8%, krahasuar me Dhjetor e 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 654.342. Ky numër është rritur me 6,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në Dhjetor 2024, 97 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës.

Evropa Jugore zë 84 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Në Dhjetor 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 5,4 %, krahasuar me Dhjetor 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Dhjetor kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 73,3%.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%